25-vjetori i Betejës së Dukagjinit, solli në “Politiko”, rrëfimin e njërit nga protagonistët kryesor të kësaj ngjarje historike, Daut Haradinaj.
Haradinaj, duke rrëfyer historinë se si ndodhi e tëra dhe emrat e dëshmorëve të cilët dhanë jetën në këtë betejë, për të mos vdekur kurrë, kishte disa fjalë edhe për vëllain e tij dëshmorë, Luan Haradinaj, që e quajti inspirimi dhe motori i shtëpisë.
“Luani u kanë djalë i urtë, sportist i mirë, djalë i vendostë. Në fillim më shumë kishte pretendime që të ishte student i edukatës fizike. Por padrejtësia, nuk i lejonin vazhdimin e shkollimit. Filloi aktivitetet ilegale. Kur shkoi në Tiranë u regjistrua në Fakultetin e Edukatës Fizike. Por ka qenë një njeri bukur i vendostë. Inspirimi ka qenë Luani për neve. Ramushi ka qenë vëllai i madh, por Luani ka qenë motori i shtëpisë. Shkëlzeni ka qenë profil krejt tjetër.”, ka thënë Haradinaj.
Tutje, Haradinaj ka thënë se Kosova sot është shtet i lirë e që askush nuk mund ta rrezikoj të ardhmen e saj.
Kujtojmë se nesër mbushen 25 vjet nga zhvillimi i betejës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gllogjan e njohur si Epopeja e Dukagjinit.
Më 24 mars 1998 në Gllogjan është zhvilluar beteja frontale nga Forcat e UÇK-së dhe forcave të armikut, të cilat e kishin rrethuar Gllogjanin, ndërsa synim kishin shtëpinë e familjes Haradinaj, ku hasën në rezistencë të fuqishme.
Në këtë ditë ranë dëshmorë Him Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj.