Sot në Gllogjan do të shënohet 25 vjetori i betejës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e që njihet si Epopeja e Dukagjinit.
Gjatë ditës së sotme, e cila njihet edhe si Dita e Dëshmorëve të Dukagjinit do të ketë disa aktivitete.
Më 24 mars 1998 në Gllogjan është zhvilluar beteja frontale nga forcat e UÇK-së dhe forcave serbe, të cilat e kishin rrethuar Gllogjanin.
Synim kishin shtëpinë e familjes Haradinaj, ku hasën në rezistencë të fuqishme.
Në këtë ditë ranë dëshmorë Him Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj.