Të dyshuarës për vrasjen e kunatës në Dragash i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

Të dyshuarës për vrasjen e kunatës në Dragash i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

Gjykata Themelore në Prizren, me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prizren, më 24 mars 2023, ka marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Nazire Abdylit, e cila po dyshohet se ka vrarë kunatën e saj, Sahime Domuzet.

Në vendim thuhet se masa e paraburgimit ndaj të pandehurës N.A i vazhdohet deri më 27 maj 2023, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në arsyetimin e këtij vendimi thuhet se, gjykatësi i procedurës paraprake pas vlerësimit të kërkesës për vazhdimin e masës së paraburgimit dhe shkresave të lëndës ka gjetur se kërkesa për vazhdimin e paraburgimit është e bazuar

Kujtojmë se Abdyli gjatë intervistimit nga organet e hetuesisë, ka pranuar se ka kryer veprën për të cilën dyshohet, duke thënë se të moshuarën tashmë të ndjerë, e ka mbytur duke e goditur me mjete të forta.

Related Articles