Gjykata Kushtetuese ka dalë me vendim lidhur me kërkesat e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës lidhur me pretendimet se Ligji për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Pas kësaj ka reaguar analisti, Ilir Mirena duke thënë se opozita mund të bëhet edhe pa metoda banditeske sikur vetëvendosja.
Megjithëse i njëjti thekson se sipas tij VV e meriton të njëjtën ‘monedhë’ “me gur, gaz, vezë dhe linqime”
“Pra, mundesh me ba opozite edhe pa metodat banditeske te VV’se, edhe pse keta e meritojne me gjuhen dhe mjetet e njejta me ua kthy – me gure, gaz, veze, linqime, pse jo edhe me nana siç beri dje Kujtim Shala…”, ka shkruar Mirena.
Postimi i plotë:
Kur po themi se sen s’po ban opozita qe nje veprim i tyre i cili e shpëton rendin tone juridik.
Gjykata Kushtetuese e paska shpallur antikushtetues ligjin per Keshillin Prokurorial te Kosoves, te hartuar nga Albini e Albulena.
Ky ligj antikushtetues eshte derguar ne Gjykaten Kushtetuese nga PDK dhe LDK…
Pra, mundesh me ba opozite edhe pa metodat banditeske te VV’se, edhe pse keta e meritojne me gjuhen dhe mjetet e njejta me ua kthy – me gure, gaz, veze, linqime, pse jo edhe me nana siç beri dje Kujtim Shala…