Një vajzë në Skenderaj derisa ishte duke fjetur ka ndërruar jetë.
Lajmin në Polici e ka raportuar nëna e saj.
Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës.
Njoftimi i plotë:
VDEKJE E DYSHIMTË
Fsh. Kosterc, Skenderaj 24.03.2023-06:33. Një femër kosovare, ka njoftuar se vajza e saj e cila ka qenë fjetur dyshohet se ka ndërruar jetë. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është ndërguar në IML për obduksion.