“Premtuan 160 çerdhe, s’e ndërtuan asnjë” – LDK akuzon qeverinë për hapa prapa në arsim

“Premtuan 160 çerdhe, s’e ndërtuan asnjë” – LDK akuzon qeverinë për hapa prapa në arsim
Kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së, Jehona Lushaku, përmes një videoja ka numëruar dështimet e qeverisë Kurti.

Një prej sektorëve që i kushtoi rëndësi ishte ai i arsimit, në të cilin, sipas Lushakut të LDK-së, qeveria ka shënuar regres.

Jo vetëm arsimi parauniversitar pati kritika. Për atë universitar shtoi se ka akreditim të programeve, për të cilat Kosova nuk ka nevojë dhe ka zvogëlim të pagave dhe asnjë mbështetje për stafin.

“Premtuan 160 çerdhe, asnjë nuk u ndërtua. Miliona orë të humbura mësimore nuk janë zëvendësuar. Asnjë progres në tekstet mësimore parauniversitare. Asnjë progres në riorganizimin e shkollave. Vazhdojmë të kemi mbingarkesa me klasat me nxënës.

Ka akreditim të programeve, për të cilat Kosova nuk ka nevojë dhe ka zvogëlim të pagave dhe asnjë mbështetje për stafin universitar. Nxënësit e mësimdhënësit meritojnë më shumë! Kosova meriton më mirë!”

Related Articles