Ismet Munishi është i ftuar në emisionin ‘Dueli Sportiv’ ku ka folur për herë të parë pas shkarkimit nga FC Prishtina.
Munishi i ka falënderuar tifozët e klubit, “Plisat”, për mbështetjen dhe futbollistët të cilët i ka cilësuar si heronj, raporton Gazeta Enigma.
“Dua të flas, pasi që kjo për mua është paraqitja e parë pas shkarkimit nga Prishtina. Së pari dua të falenderoj Plisat që na mbështetën shumë, qytetarët e Prishtinës të cilët ishin në numër të madh në ndeshjet Fadil Vokrri. Falënderoj futbollistët të cilët u treguan heronjë të vërtetë, por i dijmë të gjithë arsyet përse nuk arritëm më shumë”, tha Munishi.
Munishi gjithashtu ka thënë se skuadra kryeqytetase meriton suksese sa më shumë.
“Te Prishtina duhet të gjithë t’i kryejnë detyrat e veta. Jam i bindur që një gjë e tillë do të ndodh, sepse Prishtina e meriton një gjë të tillë”, shtoi më tutje Ismet Munishi.
/Gazeta Enigma/