Deputeti pa subjekt politik aktualisht, Haki Abazi ka nxjerrë disa detaje të pathëna që janë zhvilluar në Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai ka treguar se zëvendëskryeminsitri Besnik Bislimi i ka thënë deputetit të LVV-së, Salih Zyba se “Vetëvendosja nuk mund të qeverisë ashtu siç ka premtuar kur ka qenë në opozitë”.
“Kanë filluar mandej. Për Besnik Bislimin natyrisht dhe Dejoha Mihalin po flas. Sigurisht. Salih Zyba i ka pasur dy vërejtje në Grup Parlamentar dhe të del publikisht. I ka thënë ‘kujdes se tash nuk mundemi na me udhëheq me LVV-në në qeveri si ashtu qysh kemi thënë në opozitë, ka forma, kanë ndryshuar gjërat’”, shto ai në T7.
Ai po ashtu u shpreh se kur ka qenë në darkë me kryeministrin Albin Kurti, “më nxorën nga numri 8 në numrin 19”.