Nuk janë të rralla rastet kur banorët në fshatra të ndryshme të vendit gjejnë rastësisht mbetje mortore apo edhe gjatë gërmimeve në pronat e tyre. Një rast i tillë ka ndodhur edhe gjatë ditës së djeshme në fshatin Pogragjë të Gjilanit, në afërsi të kalasë së vjetër.
Kështu ka bërë të ditur një lexues i Sinjalit, i cili njoftoi se këtë herë mbetjet mortore janë gjetur nga një banor i fshatit, i cili i hasi ato teksa po kalonte në atë pjesë, pasditen e djeshme.
Ky rast është raportuar menjëherë në Polici, me ç’rast njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku janë bërë ekzaminimet dhe më pas pjesët që u gjetën janë tërhequr nga Forenzika për të vazhduar me veprimet e tjera.
Me t’u përfunduar procedurat në lokacionin ku u gjetën mbetjet është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të ndërmerren hapat e nevojshëm hetimore.