Gjykata Themelore në Gjilan ka vendosur një muaj parabugim ndaj të pandehur P.C. për dhunë në familje.
Në njoftimin e policisë thuhet se personi në fjalë dyshohet që gjatë muajit mars në kohë të papërcaktuar, në shtëpinë e përbashkët familjare, ka ushtruar dhunë psikike, fizike dhe ekonomike ndaj bashkëshortes së tij, A. C.
Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se janë plotësuar kushtet për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, pasi që i njëjti po të gjendet në liri mund të përsërit veprën penale.