Një aksident ka ndodhur më herët në Prekallë të Istogut.
Një veturë është rrokullisur teksa ka tentuar ti ikë policisë, raporton IndeksOnline.
I dyshuari A.Okaj, shtetas shqiptar nuk u është bindur urdhrave të policisë, teksa me shpejtësi të madhe ka tentuar të largohet duke përfunduar kështu me aksident.
A.Okaj, ka qenë i shoqëruar me një femër nga Istogu, me inicialet G.Gjocaj.
Pas rrotullimit të veturës, ata janë munduar të ikin nga policia, ku vetëm 100 metra larg makinës janë arrestuar.
A.Okaj dyshohet për një të kaluar kriminale, edhe në aksidentin e sotëm i është gjetur një sasi e vogël narkotikësh.