Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ishte kundër që të diskutohen temat e Bordit të ARKEP dhe AKP-së në seancë. Ai tha se opozita nuk ka pasur njohuri se do të diskutoheshin këto dy tema.
Gashi ka shkuar për një konsultë te kryesuesja e seancës, Saranda Bogujevci, raporton Gazeta Enigma.
Aty ka biseduar edhe me ministrin Hekuran Murati, ku shihet duke i thënë “Ti po ma çon gishtin mu a”.
Më pas Bogujevci i thotë të shkojë në vend.
“Zotni, ulu në vend. Dil ulu në vend thash, edhe nuk kam…(nuk kuptohet) u kry. S’po më intereson hiç”./Gazeta Enigma