Kombëtarja e Kosovës ka barazuar 1 me 1 në ndeshjen e dytë të fazës para-kualifikuese të Euro 2024, që mbahet vitin tjetër në shtetin e Gjermanisë.
“Dardanët” barazuan në shtëpi ndaj Andorrës, në një ndeshje tejet interesante me dy gola që u shënuan në pjesën e dytë të takimit.
Të parët në epërsi kaluan vendasit me golin e shënuar nga ylli i Lille, Edon Zhegrova në minutën e 59’të.
Kurse goli i barazimit u shënua vetëm pas dy minutave. Realizator ishte Berto Rosas në minutën e 61’të.
Ekipi i Alain Giresse tentoi disa herë të shënonte golin e fitores, por nuk e arritën ta gjenin rrjetën lojtarët “Dardanë”, duke zhgënjyer tejë mase tifozët e pranishëm në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.
Me këtë barazim, Kosova tani shkon në kuotën e dy pikëve në pozitën e tretë. Kurse, Andorra fiton pikën e parë dhe pozicionohet në vendin e katërt.