Liron Gjocaj, nga INDEP, ka thënë se remonti i Kosovës B është një nga arsyet e shtrenjtimit të energjisë elektrike në vend.
“Duke përfshirë edhe faktin se me planin operativ KEK-u sivjet parasheh që Kosova B të jetë në një remont të thellë, atëherë kjo mund të jetë edhe një arsye shtesë për kostot e rritura operative. për të cilat po kërkohet të kemi një shtrenjtim të rrymës”, ka thënë Gjocaj në Info Magazinë.
Gjocaj shtoi se vjetërsia e blloqeve, importi e kostot operative po e bëjnë në njëfarë forme të arsyeshme rritjen e energjisë.
“Me çdo rritje të energjisë elektrike preket xhepi i qytetarit dhe dëmtohet konsumatori, por duhet të kemi parasysh që sektori i energjisë është jetik dhe s’duhet ta lëmë të degradohet”, ka shtuar ai.