Ngjarjet e ditës së sotme në Kosovë

Ngjarjet e ditës së sotme në Kosovë

Më poshtë gjeni ngjarjet e ditës së sotme:

Dy ideatorët e platformës “Liria ka emër”, Ismail Tasholli dhe Eliza Hoxha mbajnë konferencë për media. (Hotel Sirius, Prishtinë, ora 13:00)

Federata Atletike e Kosovës, Klubi Atletik “Blinaja” në mbështetje të Kuvendit komunal të Lipjanit dhe familjes së heroit “Haradin Bajrami” organizon garën “Vrapimi shtigjeve të heroit – Haradin Bajrami”. (Shtigjet e ecjes mbrapa ETC-së, Lipjan, ora 17:00)

Gara e Kompozitorëve të Ballkanit do ta hap edicionin e 3-të të shtunën mbrëma me programin e koncerteve. Dyshja Daniela la Luz (elektronikë) dhe Natyra Elezi (piano) do të hapin këtë edicion i cili organizohet nga DAM Festival (Kosovë) dhe NEC (Zvicër). (Atelieja e Pallatit të Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, ora 20:00)

Related Articles