Ish-kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Podujevës, Ajet Potera, duket se vazhdon të mos jetë i kënaqur me punët dhe sjelljet e Qeverisë aktuale, të cilën e udhëheq shefi i tij në parti, Albin Kurti, raporton Gazeta Enigma.
Potera ka shkruar se askush s’ka nevojë që të tregojë se si ka qenë gjendja më herët. Ai tha populli do veprime në mënyrë që ta ndiejë ndryshimin.
“Nuk na nevojitet nga asnjë zyrtarë shtetëror të vazhdojë të na tregoj se si e ka gjetur, as se si do ta ndryshoj gjendjen, por vetëm të shohim gjendjen e ndryshuar, e të rregulluar.
Duam veprime!
Përndryshe gjendjen më së miri e di populli që e ndien me lëkurën e tij. Gjithashtu është i pari po ai që e ndien ndryshimin”, shkroi Potera.
/Gazeta Enigma/