Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje në Prizren, raporton Gazeta Enigma.
Një burrë ka raportuar se disa persona kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe i kanë vjedhur stoli ari.
“VJEDHJE E RËNDË. Prizren, 01.04.2023-18:30-21:00. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se të dyshuar të panjohur, me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij , me ç’rast kanë vjedhur stoli ari. Rasti nën hetime”, thuhet në raport. / Gazeta Enigma.