Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shprehur mirënjohje për qytetarët që marshuan sot në kryeqytet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Krasniqi, pas përfundimit të marshit “Liria ka emër”, ndau në Facebook një fotografi të kësaj ngjarjeje, ku shiheshin mijëra qytetarë.
“Nga zemra, ju jam mirënjohës gjithsecilit prej jush, që me ndërgjegje të lartë patriotike e kombëtare, me vetëdije të lartë qytetare e shtetërore, bashkë me familjet tuaja marshuat për drejtësi, për t’ia dhënë një pamje kaq emocionuese Kosovës”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Marshi nisi në orën 14 dhe përfundoi në orën 15 e 30.