Skuadra e Dukagjinit ka shënuar një fitore të madhe në xhiron e 27-të të Superligës së Kosovës.
Vendasit fituan 3 me 1 ndaj Ferizaj, në një ndeshje tejet interesante.
Fillimisht shënuan mysafirët me anë të Bardhit në minutën e 7’të. Pastaj goli i barazimit për 1 me 1 erdhi mënjëherë pas tre minutave (10’të), ku shënoi Vitor Hugo.
Në pjesën e dytë skuadra e Dukagjinit u tregua më e fortë, ku shënoi edhe dy gola tjerë me anë të Santos dhe Oto John.
Me këtë fitore, Dukagjini shkon në kuotën e 35 pikëve, kurse Ferizaj rikthehet në rrezik dhe mbetët me 28 pikë në pozitën e parafundit.