Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit është regjistruar vetëm një vdekje dhe 23 raste të reja me COVID-19, raporton Gazeta Enigma.
Rastet e reja vijnë nga këto Komuna;
“Prishtinë 5 raste, Pejë 3 raste, Ferizaj 2 raste, Leposaviq 2 raste, Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Gjakovë, Gjilan, Istog, Klinë, Mitrovicë, Obiliq, Prizren dhe Viti”, thuhet në njoftim.
Tutje, IKSHPK-ja ka bërë apel te qytetarët t’a respektojnë distancën fizike dhe t’i respektojnë masat anti COVID-19.