Premier Liga ka vendosur që të ndërpres lojën për të lejuar lojtarët të prishin agjërimin e tyre.
Tash e sa ditë ka filluar muaji i shenjtë i Ramazanit, që për myslimanët është obligim agjërimi.
Ai ka filluar më 22 mars dhe do të zgjasë deri më 21 prill, transmeton lajmi.net.
Gjatë këtij muaji të shenjtë edhe shumë lojtarë të klubeve të mëdha evropiane e praktikojnë agjërimin.
Në ligën angleze kanë vendosur ta ndërpresin lojën në momentin që ata duhet të prishin agjërimin e tyre.
Kështu ndodhi edhe në ndeshjen që po zhvillohet në ‘Goodison Park’.
Loja u ndërpre gjatë ndeshjes Tottenham kundër Everton në mënyrë që ata që marrin pjesë në Ramazan të mund të prishin agjërimin e tyre.
Përkundër Premier Ligës, në Francë nuk kanë lejuar që ndeshja të ndërpritet.