Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ishte i ftuar mbrëmë nga ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, në rezidencë, për një darkë pune, raporton Gazeta Enigma.
Zyra e Kryeministrit bën të ditur se me këtë rast Kurti u takua me emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin dhe përfaqësuesin special të Austrisë për Ballkanin Perëndimor, Johannes Eigner.
Gjatë darkës, u diskutua për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon, dhe për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal. Temë diskutimi ishin po ashtu raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, zbatimi i Marrëveshjes Bazë të arritur në Bruksel dhe Aneksit të saj të dakorduar në Ohër si dhe rruga përpara, në prag të takimit të radhës në nivel kryenegociatorësh që do të zhvillohet sot në Bruksel. / Gazeta Enigma.