Një gjyqtar në futbollin meksikan ka qenë protagonist i një situate aspak të zakontë gjatë një ndeshje.
Fernando Hernandez, gjyqtari meksikan i futbollit e ka goditur me gju një futbollist në pjesën intime gjatë ndeshjes mes Club America dhe Leon, njoftojnë mediat e huaja, transmeton lajmi.net.
Në minutën e 65-të, lojtari Jaine Barreiro, sapo ishte ndëshkuar me karton të verdhë, kur shoku i tij i skuadrës, Lucas Romero, u vërsul drejt gjyqtarit i zemëruar, duke kërkuar shpjegime për kartonin e verdhë.
Mbrojtësi qendror kështu u gjend ballë për ballë me Hernandez. Në nerva e sipër, pasi kishte disa çaste i rrethuar nga lojtarët duke dhënë shpjegime për një situatë, ai e humbi nervat duke ngritur gjurin e duke goditur Romeron në pjesën intime.
Mesfushoir, i cili u rrëzua në tokë duke shkaktuar një rrëmujë në fushë, u ngrit përsëri në këmbë duke vazhduar më pas ndeshjen.
Mëposhtë mund të shihni pamjet e këtij momenti.
Rodillazo del árbitro al jugador de León, esto le puede costar la carrera a Fernando Hernandez, Archundia como explicas esto, agresión del árbitro. pic.twitter.com/QzOjGxwpbg— Felipe Ramos Rizo (@ramosrizo) April 2, 2023