Një ngjarje të rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prizren, ku një grua dyshohet se i ka dhënë fund jetës së saj.
Sinjali mëson se viktima është Remzije Matoshi, 51-vjeçare.
Vdekjen e saj e ka konfirmuar mjeku i ekipit mjekësor të Emergjencës pasi dolën në vendin e ngjarjes, ndërkohë që lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës.
Në kuadër të veprimeve hetimore është marrë dëshmia e djalit të viktimës, i cili ka bërë me dije se e ka gjetur nënën e tij të varur në garazhin e shtëpisë.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.