Pamje të tilla do t’i kishin zili edhe kategoritë e ulta në vend jo fort të zhvilluara për sa i përket futbollit. Përleshje masive në kufijtë e të pabesueshmes, u regjistruan në derbin mes Juventusit dhe Interit, të vlefshëm për gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.
Gjithcka nisi pas penalltisë të shndërruar ne gol nga Lukaku në minutën 90+5, që sigloi shifrat 1-1. Lukaku, Handanoviç dhe Kuadrado u ndëshkuan me karton të kuq, pasi ishin ata më agresorët e këtij sherrit masiv. Për më tepër shikoni videot: