Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj inspektoi njësitë e FSK-së të angazhuara prej 10 ditësh në kuadër të Stërvitjes “Defender-Europe 21” në Babaj i Bokës, raporton Gazeta Enigma.
Mehaj i shoqëruar nga komandanti i FSK-së, Rrahman Rama dhe atasheu amerikan i mbrojtjes, kolonel Stephen Rose, u njoftua nga përgjegjësit e stërvitjes për operacionet stërvitore, bashkëpunimin e ngushtë me ushtarakët amerikanë si dhe të arriturat dhe sfidat e identifikuara dhe vlerësuara gjatë stërvitjes.
Tutje, ministri Mehaj shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë për nivelin e planifikimit, organizimit dhe ekzekutimit të stërvitjes duke shprehur besimin e plotë në realizimin e suksesshëm të qëllimit kryesor – validimin e komponentes së parë ushtarake të FSK-së për mbrojtjen e territorit.