Kapet i dyshuari për vjedhjen e rëndë në një shtëpi në Gjilan, dërgohet në mbajtje

Kapet i dyshuari për vjedhjen e rëndë në një shtëpi në Gjilan, dërgohet në mbajtje

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, biznese e institucione financiare që po shkaktojnë humbje e pasiguri. Hajnat në të shumtën e rasteve arrijnë që të ikin nga duart e organeve të rendit, por ka të atillë që kapen pas veprimeve hetimore të Policisë.

Kështu ka ndodhur dje në Gjilan, ku pas veprimeve hetimore të Policisë është arritur që të identifikohet dhe të arrestohet një person i dyshuar për një vjedhje të rëndë.

Sinjali mëson se i dyshuari në bashkëkryerje me një person tjetër kishin kryer vjedhje në një shtëpi në rrugën ‘Ukshin Hoti’, ku kishin vjedhur 1 mijë euro para të gatshme e bizhuteri tjera, ku gjithsej dëmi kapte vlerën e rreth 3 mijë e 500 euro.

Pas arrestimit i dyshuari është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar nga hetuesit lidhur me rastin.

Me urdhër të prokurorit, 35-vjeçari është dërguar në mbajtje dhe do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Vjedhje e rëndë’.

Related Articles