Gashi: Kur u votua Gjykata Speciale e takova Hashim Thaçin, më tha s’kam pasë çare pa e votu

Gashi: Kur u votua Gjykata Speciale e takova Hashim Thaçin, më tha s’kam pasë çare pa e votu

Analisti Shkëlzen Gashi ka thënë në emisionin Pressing në T7 se Kosova bëri gabim me vonesa në themelimin e një gjykate speciale për krime të luftës.

Gashi tregon se të gjitha shtetet tjera të dala nga luftërat e ish-Jugosllavisë, i themeluan gjykatat për krime të luftës që u morën me të dyshuarit vendas.

“Kosova humbi rastin”, thotë Gashi. “Zagrebi, Sarajeva e Beogradi e bënë me kohë këtë. Faktet ishin në anën tonë. Tribunali për krime të luftës në Hagë dënoi të gjithë zinxhirin komandues të Serbisë. Atë politik, ushtarak e policor. Këtë nuk e bën për shqiptarët. Haradinaj e Limaj u lanë të lirë”, thotë ai.

Ai tregon edhe bisedën që pati me Hashim Thaçin, ku i tha se ke bërë mirë që e ke votuar Gjykatën Speciale.

“Kur o votu gjykata speciale kam pasur takim me ministrin e jashtëm të kosovës dhe zv. kryeMinistrin, Hashim Thaci. Atë takim ma ka ndreq këshilltari Ismail Syla. Kanë mendu që unë jam VV. Thashë kam ardhur për Gjykatën Speciale. Tha skam apsur qare pa e votu sepse ka qenë presion. Thashë ke bërë shumë mirë. Kish shku në Këshill të Sigurimit. Edhe ish bë aty edhe më keq. Ka qenë momenti i fundit”, përfundoi ai.

Related Articles