Haxhiu përplaset me Deliu-Kodrën: Ligji për KPK-në lajm i mirë veç për juve

Haxhiu përplaset me Deliu-Kodrën: Ligji për KPK-në lajm i mirë veç për juve

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, nuk është lajm i mirë për drejtësinë.

Kështu deklaroi ministrja pasi deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, tha se ky vendim në fakt është lajm i mirë.

“Është lajm i mirë vetëm për juve si parti opozitare dhe për grupet e interesit brenda sistemeve të drejtësisë të cilët ia kanë zënë frymën sistemit të drejtësisë. Sa kanë përgjegjësi sistemi i drejtësisë për mosveprim dhe neglizhencë po aq keni edhe ju përgjegjësi që e keni ndrydhur e shtrydhur sistemin e drejtësisë për interesat e juaja personale”.

“Me qeverinë Kurti nuk do të ndodhë më ashtu sepse sistemi i drejtësisë do të jetë i pavarur dhe transparent, efikas e llogaridhënës, por është lajm i keq edhe për qytetarët ky aktgjykim sepse ju e dini që një nga arsyet kryesore se pse ne si qeveri kemi marr mbështetje të madhe qytetare janë dy zotimet tona, drejtësi dhe punësim. Qytetarët e duan drejtësinë, e duan ligjin, e duan shtetin e së drejtës, aktgjykimi është lajm i keq për qytetarët për shtetin e së drejtës dhe sundimin e ligjit”, tha ministrja.

Kurse Blerta Deliu, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka thënë të enjten në Kuvendin e Kosovës se “në një vend normal shkelësit e Kushtetutës nuk do të duhej ta kishin vendin në Qeveri”.

Deputetja opozitare foli për projektligjin për Këshillin Prokurorial që është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese

Sipas saj, vendimi i Gjykatës Kushtetuese përbën lajm të mirë për pavarësinë e këshillit prokurorial.

“Do të flas për shpalljen e ligjit për këshillin prokurorial të Kosovës si anti-kushtetutës nga Gjykata Kushtetuese dhe ky pa dyshim përbën drejtësinë dhe pavarësinë e zyrës së prokurorit të shtetit. Për më tepër konsideroj që hap i mirë për mbrojtjen e rendit kushtetutës përkundër tentatiaveve të Qeverisë për ta shkelur atë”, ka thënë Deliu.

“Gjykata Kushtuese na dha të drejtë përpjekjen e Qeverisë për ta vë nën kontroll dhe për ta cenuar integritetin dhe profesionalizmit këshillit prokurorial të Kosovës”, ka deklaruar ajo.

Deliu tha se PDK-ja do të kundërshtojë “çdo përpjekje autoritare të qeverisë”.

“Partia Demokratike të Kosovës do të kundërshtoj  secilën nismë që synon të nënshtrojë të drejtën e diktatit të njeriut dhe qëllimeve autoritare të këtij pushteti”.

Ajo ka kritikuar ministren Albulena Haxhiu për komentimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese.



Related Articles