Vërshime të mëdha afërsi të qytetit të Gjilanit, konkretisht në fshatin Pogragjë dhe Sllubicë, uji hyn edhe në shtëpitë e banorëve, shkruan Gazeta Enigma.
Reshjet e mëdha të shiut që kanë rënë këtë mbrëmje në vijën kufitare me Serbinë ka bërë që të ketë vërshime të mëdha në Pogragje dhe Sllubicë nga lumi i Sllubicës.
Ndërsa kryetari Haziri ka kërkuar nga qytetarët që t’i shmangen rrugës Pogragjë-Sllubicë, pas reshjeve të jashtëzakonshme të shiut.
Pas reshjeve të jashtëzakonshme të shiut, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka aktivizuar Shtabin Emergjent, i cili ka dalë menjëherë në terren. Për momentin, situatë më e rënduar paraqitet në fshatin Sllubicë dhe Pogragjë, në disa shtëpi të banorëve që jetojnë afër lumit.
Kryetari Haziri ka kërkuar nga qytetarët e asaj pjese që në rast të përkeqësimit të situatës, të largohen përkohësisht nga shtëpitë e tyre, për ta parandaluar më të keqen.
Aktualisht, ekipet e Shtabit Emergjent gjenden në Sllubicë dhe Pogragjë, për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve, për ta përballuar situatën pas reshjeve.Për çfarëdo problemi eventual, luten qytetarët që t’i kontaktojnë numrat e emergjencave të cilët janë pa pagesë: 112 dhe 193.
Poashtu është raportuar edhe për vërshime në lagjen të urës në lagjen e Canajve.
Policia dhe zjarrëfikësat janë në vendin e ngjarjes, dhe priten zhvillime të reja.
Video nga vendi i ngjarës.