Pesë të lënduar nga një aksident në Podujevë

Pesë të lënduar nga një aksident në Podujevë

Në fshatin Dobërdol të Podujevës rreth orës 20:00 ka ndodhur një aksident me disa të lënduar shkruan Gazeta Enigma.

Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

“Sot rreth orës 20:00 në fshatin Dobërdol të Podujevës, ka ndodhur një aksident i komunikacionit rrugor në mes të dy automjeteve në levizje. Si pasoj e aksidentit ndihmë mjeksore kanë kerkuar pesë persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.

/Gazeta Enigma/

Related Articles