Një vajzë, 14 vjeçe është konfirmuar si viktimë e një zjarri në një bllok banesash në lindje të Londrës.
Bëhet fjalë për një ngjarje ku një zjarr shpërtheu në një ndërtesë trekatëshe duke bërë që disapersona të mbeteshin të plagosur, ndërsa vajza adoleshente ka humbur jetën .
Një nga dëshmitarët ka përshkruar momentet e tmerrit.
“Pashë njerëz që hidheshin nga dritaret nga ballkoni në krye, njerëzit vraponin kudo”,-tha një dëshmitarë.
Ka nisur një hetim për vrasje, ka thënë policia duke shtuar se zjarri po trajtohet si zjarrvënie, ndërkohë që për këtë ngjarje është vënë në pranga një 16-vjeçar
Policia, paramedikët, një ambulancë ajrore dhe gjashtë makina zjarrfikëse iu përgjigjën njoftimeve për një zjarr në rrugën Tollgate, Beckton në orën 17:28 të së enjtes.
Pesë persona në banesë u plagosën pasi zjarri shpërtheu ndërtesën trekatëshe, duke lëshuar tym të zi në ajër, tha policia.
Pamjet treguan flakët që dilnin nga dritaret në katin e dytë, me dëshmitarët që pretendojnë se banorët u hodhën nga dritaret e tyre për t’i shpëtuar zjarrit të furishëm.