Një aksident komunikacioni ka ndodhur mes dy veturave në fshatin Sazli të Ferizajt ku si pasojë 7 persona kanë pësuar lëndime trupore.
Sipas policisë, shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë pakujdesia e njërit prej drejtuesve.
“I dyshuari mashkull kosovar, derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka shkaktuar aksidentin duke goditur veturën tjetër të cilën ishte duke e drejtuar viktima femër kosovare. Si pasojë, lëndime kanë pësuar drejtuesit dhe pesë pasagjerë meshkuj kosovarë të cilët pas tretmanit mjekësor janë liruar”, njoftoi policia.