Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës janë duke u trajtuar 21 pacientë me COVID-19, raporton Gazeta Enigma.
Sipas një njoftimi në rrjetin social në Facebook bëhet e ditur se 13 pacientë janë në oksigjeno-terapi, katër pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë.
“Të dhënat aktuale për pacientët me COVID-19, 21 pacientë me COVID-19 të shtrirë, 13 pacientë me COVID-19 në Oksigjeno-terapi, 0 pacient me COVID-19 në CPAP, 4 pacientë me COVID-19 në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftim.