Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve në Qeverinë e Kosovës, Hekuran Murati, ka thënë se deri në fund të vitit 2022, në gjithë vendin janë shtuar mbi 7 mijë vende pune.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Murati ka thënë se 7 mijë e 48 vende pune janë shtuar në sektorin e prodhimit dhe përpunimit.
“Në gjithë vendin, janë 7,048 vende pune të shtuara në sektorin e prodhimit dhe përpunimit përgjatë qeverisjes sonë, deri në fund të vitit 2022”, shkroi ai.
Tutje ai ka renditur masat me të cilat përmes Programit të Ringjalljes Ekonomike janë mbështetur prodhuesit.