Një kameraman ka informuar policinë se persona të panjohur i kanë vjedhur nga vetura dy kamera, një tripod dhe një monitor.
Ai ka thënë se rasti ka ndodhur dje teksa po e përcillte një ndeshje futbolli.
Policia thotë se rasti është duke u hetuar.
Njoftimi i plotë i policisë:
VJEDHJE E RËNDË/Lipjan 08.04.2023-14:55-17:00. Ankuesi mashkull kosovar me profesion kameraman, ka raportuar se deri sa ka përcjell një ndeshje futbolli, nga vetura e ti janë vjedhur dy kamera profesionale, një tripod (mbajtës i kamerave), dy çanta të kamerave, një monitor. Rasti është duke u hetuar nga njësitet kompetente. / Gazeta Enigma.