Një numër i madh i të dyshuarve që kërkohen nga Policia e të tjerë të dënuar nga Gjykatat arrijnë ta shijojnë lirinë nga arratia. Gazeta Sinjali në vazhdimësi ka raportuar për arrestimin e personave të akuzuar për vepra të ndryshme penale, por që të cilët kanë ikur nga duart e drejtësisë.
Vetëm gjatë ditës së djeshme, Sinjali mëson se kanë rënë në pranga të Policisë disa persona të kërkuar me urdhëresa të Gjykatave.
Në mesin e tyre është edhe Vetima Berisha, 54-vjeçare, e cila është arrestuar në rrugën C, në orët e mbrëmjes dhe pas ndalimit dhe verifikimit, rezultoi se ndaj saj ka hiç më pak se shtatë urdhëresa aktive.
Berisha ishte në listën e personave të kërkuar, për të cilën Gjykata kishte lëshuar 7 urdhra për arrestim pasi ishte shpallur fajtore për disa raste dhe ishte dënuar me burgim.
Pas përfundimit të procedurave policore, 54-vjeçarja është dërguar në njërën nga qendrat e paraburgimit në Lipjan për ta vuajtur dënimin.