Një vjedhje e rëndë raportohet se ka ndodhur mëngjesin e së hënës në Pejë.
Policia njofton se një person ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në barnatoren e tij ku kanë vjedhur barna, para të gatshme si dhe DVR-in e kamerave.
“Pejë 10.04.2023 – 08:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i/të dyshuar deri më tani të pa njohur, kanë hyrë në barnatoren e ti ku kanë vjedhur barna, para të gatshme si dhe DVR-in e kamerave”, thuhet në raportin policor.
Njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori, ndërsa rasti vazhdon të hetohet.