Serbia i ka dërguar të hënën një letër UEFA-s, me pretendimet se kinse institucionet e Kosovës po i kërcënojnë ekipet serbe, e duke ua mohuar atyre zhvillimin e garave.
Me këtë rast ka reaguar ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Hajrullah Çeku.
Çeku në Info Magazinë në Klan Kosova tha se kjo e cenon si kërcënim të sovranitetit të Kosovës.
“Aktiviteti ilegal i Federatave të Sportit në Serbi, nuk po flasim vetëm për futbollin por edhe për federatat e tjera, ka qenë prezent dhe fatkeqësisht vazhdon të jetë prezent dhe ne jemi marrë vazhdimisht për ta kundërshtuar këtë lloj të aktivitetit që nuk është në përputje me ligjet e Kosovës sepse nuk ndodh brenda federatave legjitime të Kosovës, ne e konsiderojmë si cënim të sovranitetit të Kosovës”, tha Çeku.