Sulmuesi i Trepçës ’89, Ardian Muja ka pësuar një lëndim bukur të rëndë në ndeshjen me Dritën ku ka përfunduar në spital për 72 orë.
Klubi mitrovicas njoftoi sot se kapiteni i tyre ka qëndruar i shtrirë në spital pas një goditjeje që mori nga portieri i Dritës.
Trepça ’89 bëri të ditur se pas ndeshjes Muja ndjeu dhimbje dhe u dërgua në spital, ku u mësua se ka pësuar çarje në veshkë.
Njoftimi i plotë nga Trepça ’89 (pa ndërhyrje):
“Kapiteni ynë Ardian Muja ka qëndruar i shtrirë në spital për 72 orë.
Kapiteni ynë Ardian Muja gjatë ndeshjë ndaj FC Dritës në ditën e Shtunë pësoi një goditje nga portieri kundërshtar mbrenda zonës së rrezikshme në të cilin ne kërkuam penallti dhe rishikimin e VAR-it e njejta nuk u akordua nga Referët e ndeshjës.
Pas ndeshjës Ardian Muja ndjehte dhimbje dhe u dërgua në spital për kontroll ku rezultoi se pas goditjës së pësuar kishte çarë veshkën, dhe mjekët e këshilluan të qëndroi i shtrirë në QKUK për 72 orë për analiza më të thella.
Kapiteni ynë do të jetë një munges e madhe për ne por shëndeti është parësor dhe ne shpresojmë që ky lëndim të kalojë pa pasoja.
Me respekt
Klubi Futbollistik Trepça’89”.