Nëntë vetura janë përfshirë në një aksident që ka ndodhur në Çagllavicë rreth orës 15:20, raporton Gazeta Enigma.
Zëdhënësja e POlicisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e ka konfirmuar këtë aksident zingjiror për Gazetën Enigma.
Ahmeti ka bërë të ditur se tri vetura kanë qenë në lëvizje, kurse gjashtë tjera të parkuara.
“Sot rreth orës 15:20 kemi pranuar informatën se në Çagllavicë, ka ndodhur një aksident trafiku. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë, 9 automjete ( tri kanë qenë në lëvizje dhe gjashtë të parkuara). Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 2 persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë Ahmeti.