Janë arrestuar tre të dyshuar lidhur me sulmin ndaj gazetarit Valon Syla.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Postimi i plotë:
Pas një pune intenzive të Policisë së Kosovës, tashmë janë arrestuar tre sulmuesit e gazetarit Valon Syla. Përgëzoj Policinë e Kosovës për përkushtimin dhe profesionalizmin që garanton siguri për të gjithë si dhe sundim të rendit dhe ligjit.