Dy herë më shumë ushtarë rusë janë vrarë në luftë sesa ukrainas, sipas dokumenteve të rrjedhura nga Pentagoni.
Nëse shifrat janë të sakta, atëherë i bie se që nga fillimi i luftës janë vrarë ose plagosur 354 mijë ushtarë rusë dhe ukrainas, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.
Dokumentet citojnë Agjencinë e Inteligjencës së Mbrojtjes të SHBA-së që vlerëson se numri i viktimave është rreth 10 herë më i madh se çdo shifër publike e publikuar nga Moska ose Kievi.
Sipas dokumenteve, ushtarë të plagosur rusë janë 154 mijë deri në 180 mijë ndërsa të vrarë supozohet të jenë 35 mijë e 500 deri në 43 mijë.
Të plagosur ukrainas supozohen të jenë 109 mijë deri në 113 mijë e 500 ndërsa ushtarë të vrarë ukrainas nga 15 mijë e 500 deri në 17 mijë e 500.
Tutje, këto dokumente të rrjedhura tregojnë se ndërsa Rusia ka epërsi numerike në disa zona, Ukraina ka pothuajse dyfishin e numrit të tankeve dhe 500 transportuesve të blinduar të personelit (APC) në fushën e betejës.
Në këto dokumente supozohet se flitet edhe për humbjet e shkaktuara në artileri.
“Humbjet e tankeve ruse: 2,048 ndërsa humbjet ruse APC: 3,900. Humbjet e tankeve të Ukrainës: 468 ndërsa humbjet APC-së të Ukrainës: 1,020”.
Sky News ka thënë se nuk ka mundur të verifikojë në mënyrë të pavarur dokumentet dhe vërtetësia e tyre është vënë në pikëpyetje nga disa vende.