Shtatë të mitur janë arrestuar për zjarrvënie në një shkollë të Lipjanit.
Sipas njoftimit e Policisë, të dyshuarit janë arrestuar për veprën penale vjedhje e rëndë dhe zjarrvënie një ditë më herët në një shkollë në Magure.
“Sot hetuesit e stacionit policor të Lipjanit, kanë arrestuar shtatë persona të dyshuar për veprën vjedhje e rëndë dhe zjarrvënie të raportuar me datën 11.04.2023, në një shkollë në fshatin Magure”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Me vendimin e prokurorit, ata janë dërguar në mbajtje.
Personat e arrestuar që të gjithë të mitur me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, shkruan Policia e Kosovës.