Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndodhur një aksident trafiku, me çrast një automjet ka goditur dy femra në Prishtinë, raporton Gazeta Enigma.
Kjo është bërë e ditur përmes raportit të Policisë së Kosovës, ku theksohet se automjeti që kishte goditur dy femra kishte ikur nga vendi i ngjarjes, duke i shkaktuar edhe dy aksidente të tjera gjatë ikjes.
Tutje, në njoftim thuhet se i dyshuari rastin e kishte paraqitur në Polici kinse i është vjedhur vetura por që më vonë ka pranuar se kishte fshehur rastin në fjalë, derisa i njëjti është dërguar në mbajtje.
“Raportohet për aksident trafiku me lëndime të rënda në mes të një automjeti me drejtues mashkull kosovar dhe dy këmbësore femra kosovare. Si pasoj e saj i dyshuari largohet nga vendi i ngjarjes dhe gjatë ikjes, shkakton edhe dy aksidente tjera në komunikacion e braktis veturën duke e lënë. I dyshuari e kishte paraqitur rasti se ju kishte vjedhur vetura e tij. Më datën 27.05.2021 pas hetimeve i njëjti është paraqitet në S .Policor dhe pranon se kishte fshehur rastin në fjalë. Pas intervistimit në konsultim me prokurorin i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.