Në fshatin Lloshkobare të Ferizajt raportohet se dje të dyshuar të panjohur e kanë thyer xhamin e derës hyrëse të QMF-së.
Në raportin e policisë thuhet se për këtë gjë tek ata ishte ankuar mirëmbajtësi i objektit.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, rasti është nën hetime.