Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh anëtari i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Elmi Reçica tha se sot ishin prezent me anëtarët e Komisionit gjatë ushtrimeve të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Defender-Europe 21, raporton Gazeta Enigma.
Reçica përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se është kënaqësi të shohësh demonstrimin profesional dhe përgatitje të jashtëzakonshme.
“Së bashku me kolegët nga Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, shikuam nga afër operacionet stërvitore ‘Defender Europe 21’ të ushtrisë sonë me ushtrinë amerikane. Kënaqësi dhe nder të shohësh demonstrimin aq profesional dhe një përgatitje të jashtëzakonshme, objektivë e së cilës është ndërveprueshmëria me partnerët dhe validimi i aftësive të këmbësorisë”, ka shkruar Reçica në Facebook.