30 ditë paraburgim për policin e dyshuar se plagosi një serb në veri, tre të tjerët në arrest shtëpiak

30 ditë paraburgim për policin e dyshuar se plagosi një serb në veri, tre të tjerët në arrest shtëpiak

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur sot për katër policët e arrestuar pardje lidhur me dyshimin e plagosjes së një qytetari serb në veri të Kosovës.

Demokracia.com mëson se të dyshuarit kryesor në këtë rast i është caktuar paraburgimi prej 30 ditësh, kurse të tre të tjerëve masa e arrestit shtëpiak.

Hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës, më 11 prill i kanë intervistuar katër zyrtarët policorë të cilët dyshohet se u përfshin një natë më herët në një incident në Leposaviq, ku mbeti i plagosur një qytetar i nacionalitetit serb.

IPK, me rekomandim të prokurorit, pati vendosur për arrestimin e tyre dhe caktimin e masës prej 48 orësh.

Demokracia.com nga burime brenda Policisë së Kosovës ka mësuar se zyrtarët policorë F.M, K.P, S.U dhe M.M janë pjesëtarë të Njësisë Speciale Operative. Ata paraprakisht ishin suspenduar nga Policia e Kosovës. 

Related Articles