Futbollisti shqiptar shënon për Bayern Munichun

Futbollisti shqiptar shënon për Bayern Munichun

Talenti me origjinë shqiptare, Benjamin Dibrani ka shënuar gol në fitoren 5-2 të Bayernit U19 kundër Ingolstadtit të kësaj grupmoshe.

Shqiptari i Kosovës,  realizoi në minutën e 27-të duke ngritur përkohësisht shifrat në 3-1. Kjo ishte ndeshja e tretë e Grupit B në “play off”-in e Bundesligës së të rinjve. Bajerni ka gjashtë pikë në tri ndeshje dhe zë vendin e parë.


Nurnbergu është i dyti me po aq pikë nga dy ndeshje. Vlen të theksohet fakti se golin Dibrani e shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Futbollisti aspiron që në të ardhme të jetë pjesë e ekipit të parë të Bajernit, edhe pse i duhet shumë punë, për të shkuar në ato nivele.

Related Articles