Lënda e historisë si e veçantë mund të hiqet nga shkollat fillore në Maqedoninë e Veriut.
Një propozim të tillë po e kundërshtojnë nga “Alternativa”, ku thonë se diçka e tillë do mund të dëmtonte kujtesën kolektive të shqiptarëve atje, derisa mësimin e historisë e konsiderojnë të domosdoshëm për fëmijët.
Sipas Zeqirja Ibrahimit nga Alternativa, kjo mund të shkaktoj edhe përplasje ndër-etnike për shpjegimin e së kaluarës.
Lënda e historisë, është planifikuar të jetë e përfshirë brenda lëndëve tjera shoqërore.
Çështja e heqjes së historisë si lëndë e veçantë është diskutuar edhe vite më parë.
Televizioni ka provuar të marr një përgjigje nga Ministria e Arsimit e Maqedonisë Veriore në lidhje me detajet e kësaj nisme, por gjatë së hënës e pati të pamundur.